Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

Jurgen Klopp është gjithnjë e më pranë emërimit të tij si trajneri i kombëtares gjermane me një kontratë deri në Botërorin 2030. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane ‘Die Welt’ sipas së cilës, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf dhe presidenti i Ligës, Hans-Joachim Watzke, në fundjavë do të udhëtojnë drejt New Yorkut për të zgjidhur edhe detajet e fundit të marrëveshjes me ish trajnerin e Liverpool. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Klopp do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare që do t’i japë mundësinë që të drejtojë Die Mannschaft në Evropianin e 2028 dhe Botërorin 2030. Trajneri do të përfitojë një pagë pak më të lartë se ajo e paraardhësit të tij, Julian Nagelsmann, që paguhej deri në 7 milionë...