FSHF TV Reportazh/ Formati i ri i Abissnet Superiores, një epokë e re për futbollin shqiptar

FSHF TV Reportazh/ Formati i ri i Abissnet Superiores, një epokë e re për futbollin shqiptar

Abissnet Superiore do të nisë sezonin 2026-2027 më 22 gusht, por këtë herë me një format tërësisht të ri. Pas konsultimeve me klubet e elitës së futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të ndryshojë skemën e kampionatit, duke i dhënë fund edhe formulës së Final 4, e cila u aplikua për tre sezone. FSHF TV sjell një reportazh të detajuar mbi mënyrën se si do të funksionojë skema e re, por dhe përshtypjet e para të aktorëve të nsdryshëm të futbollit, për pritshmëritë që ata kanë mbi këtë risi.“Kampionati do të zhvillohet në tre faza të rregullta. Pas përfundimit të 27 javëve, pikët e grumbulluara nga ekipet do të përgjysmohen dhe skuadrat do të ndahen në dy faza. Faza e parë...