Shkodër/ Vrau gruan me çifte, arrestohet 62-vjeçari

Shkodër/ Vrau gruan me çifte, arrestohet 62-vjeçari

Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar. Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të tjerë në rrugë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.    Shërbimet e Policisë kanë shkuar...