Aksident i 3-fishtë në autostradën Lezhë-Milot, plagoset tre persona
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot–Lezhë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
syri.net