Tragjedia ku humbën jetën dy të miturat në Tale, vija bregdetare nuk kishte roje sigurie

Tragjedia ku humbën jetën dy të miturat në Tale, vija bregdetare nuk kishte roje sigurie

Ngjarja e rëndë e regjistruar paraditen  e së premtes në bregdetin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura 9 dhe 11 vjeç, ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e sigurisë në plazhet publike. Sipas informacioneve, në zonën ku ndodhi mbytja nuk ka pasur vrojtues plazhi në detyrë, pavarësisht se bëhet fjalë për një segment të frekuentuar gjatë sezonit veror. Dy të miturat humbën jetën pasi u nxorën nga uji pa shenja jete, ndërsa trupat e tyre u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ngjarja ka rikthyer edhe një herë debatin mbi mungesën e rojeve bregdetare dhe sigurinë në plazhet publike, ndërsa vetëm dy javë më parë në bregdetin e Shëngjinit u raportua një tjetër incident tragjik me tre viktima të reja....