Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Vajkan, në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A.M., po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt. Si pasojë ndërroi jetë 34-vjeçari, drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.