Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

Shtatë vjet pas atentatit të bujshëm te “Xhamlliku” në Tiranë, ku u ekzekutua ish-polici Santiago Malko, hetimet dhe procesi ndaj personave të përfshirë si grup kriminal po vijon. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar sot masën e sigurisë për të pandehurin Ilir Selmani, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Malkos, e ndodhur në muajin gusht të vitit 2019. Apeli i GJKKO-së njofton se ka pranuar kërkesën e të pandehurit duke konstatuar humbjen e fuqisë së masës “arrest në burg” për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit. Trupa gjykuese ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Selmanit nga ambientet e paraburgimit dhe shoqërimin e tij drejt banesës private në Tiranë, ku do të vuajë masën...