Këndoi pa hixhab në një koncert online, këngëtarja iraniane dënohet me 74 rrahje me kamzhik
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran ku një këngëtare është dënuar me 74 rrahje me kamzhik, pasi u shfaq pa veshur hixhab. Gjykata penale e provincës Qom në Iran dënoi këngëtaren Parastu Ahmadi dhe tetë bashkëpunëtorë të saj me 74 rrahje me kamzhik. Vendimi i gjykatës u dha pas një koncerti live online në dhjetor 2024, ku artistja u shfaq pa veshur hixhab. Përveç rrahjes me kamzhik atyre iu ndalua edhe mundësia për të udhëtuar jashtë Iranit për dy vite si dhe angazhimi në aktivitetet artisitike. Mediat shkruajnë se autoritetet iraniane i akuzuan të përfshirët për fyerje të mirësjelljes publike dhe për prodhimin e përmbajtjes imorale në internet. Bahar Ghadehari, drejtoreshë e avokimit në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Iran, e...
Burimi:
syri.net