Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet dhe shkarkimet e kryetarëve të Njësive Administrative në Elbasan, Kukës dhe Korçë

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet dhe shkarkimet e kryetarëve të Njësive Administrative në Elbasan, Kukës dhe Korçë

Pasi kryeministri Edi Rama la afat deri të hënën për largimin e kryetarëve të Njësive Administrative në vend, kanë nisur edhe dorëheqjet dhe shkarkimet e para. Në qarkun e Elbasanit, drejtuesit e Njësive Administrative si dhe përgjegjësit e disa funksioneve firmosën dorëheqjet pas një mbledhjeje të mbajtur sot në bashkinë e Elbasanit. Në Kukës, 14 drejtuesit e Njësive Administrative të këtij qarku, u shkarkuan nga kryebashkiaku Albert Halilaj. U shkarkuan gjithashtu edhe dy nënkryetarët e bashkisë Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu. Puna e institucionit do të vijojë me përqendrim të shtuar në përmirësimin e treguesve të performancës, me synimin për të garantuar cilësi dhe shërbim më të mirë për çdo qytetar thuhet në njoftimin e Bashkisë Kukës. Ndërkohë, në Korçë, 6 kryetarët e Njësive Administrative...