Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen. “Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, u shpreh Rama. Këtë të premte gjatë takimit për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakëve për funksionimin e strukturave. Rama...