Ulsi Manja mban titullin ‘Doktor Shkencash’, por me punim të kopjuar fjalë për fjalë nga studiuesja shkodrane
Në vazhdën e denoncimeve për figura të rëndësishme poltike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Kushi e Ogerta Manastirliu, kësaj here do të flasim për kopjimet e z.Ulsi Manja. Një nga nismëtarët e kësaj fushate anti-plagjiaturë bashkë me Taulant Mukën,është edhe studiuesi Vladimir Kola. “Gjithçka nisi aty nga fundi i 2018-ës, që konçidoi edhe me protestën e studentëve si periudhë dhe unë u bëra kurioz të shihja pak tezat e doktoraturës që ishin bërë në Shqipëri. Dhe vura re që aty kishte patur disa kopjime që ishin përkthyer fjalë për fjalë. Për sa i përket doktoraturës sëz.Manja, pasi kisha parë disa doktoratura të tjera, vura re që edhe aty kishte disa kopjime pa përmendur burimin original, kopjime me paragrafë dhe me faqe të tëra”, tregon...
Burimi:
gijotina.com