Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA
Administrata e Presidentit Donald Trump po përgatit një plan për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga Shtetet e Bashkuara për një periudhë 90-ditore, raportoi Politico. Sipas raportimit, masa synon të ulë çmimet e energjisë në tregun vendas dhe të ofrojë një lehtësim për konsumatorët amerikanë. Plani po diskutohet pavarësisht kundërshtimeve nga disa zyrtarë brenda administratës dhe nga industria e naftës. Politico, duke cituar pesë burime të njohura me diskutimet, raportoi gjithashtu se nisma mund t’u japë kandidatëve republikanë një avantazh politik përpara zgjedhjeve të mesmandatit që do të zhvillohen në nëntor.
Burimi:
javanews.al