Ukraina thotë se Rusia ka kryer sulm masiv në Harkiv

Ukraina thotë se Rusia ka kryer sulm masiv në Harkiv

Një person është vrarë dhe dhjetë persona – përfshirë dy fëmijë – janë plagosur në sulmin më të madh ajror që Rusia ka kryer në qytezën Lozova të Ukrainës që kur ka nisur lufta mbi tre vjet më parë, thanë zyrtarët. Sulmi masiv shkaktoi dëme në një stacion të trenit dhe infrastrukturë tjetër në qytezën, që është qendër e transportit në rajonin e Harkivit – që gjendet në kufi me Rusinë – tha operatori shtetëror i hekurudhave, Ukrzaliznytsia, përmes një njoftimi. “Infrastruktura kritike, ndërtesa banimi dhe shtëpi janë dëmtuar... Lozova ka përjetuar sulmin më të madh që nga nisja e luftës”, tha kreu i Këshillit të qytetit, Serhiy Zelenskiy, përmes një postimi në Telegram. Ai shtoi se pjesë të rajonit kanë mbetur pa energji elektrike...