Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ukraina sulmon Moskën me dronë, mbyllen aeroportet për disa orë
👁12400
Ukraina ndërmori një sulm me dronë mbi Moskën, i cili detyroi mbylljen e tre aeroporteve kryesore të kryeqytetit rus për disa orë, thanë zyrtarët rusë. Të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan teksa i afroheshin Moskës, tha kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin në Telegram më 6 maj. Sipas informacioneve paraprake, nuk pati “dëme serioze apo të lënduar” në vendin ku ranë mbetjet pranë njërës prej autostradave kryesore që çojnë në qytet. Fluturimet u ndaluan në të katër aeroportet që shërbejnë Moskën — Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky — për të garantuar sigurinë ajrore, njoftoi agjencia ruse e aviacionit në Telegram....