Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ukraina sulmon me dronë disa qytete të Rusisë, ministria ruse e Mbrojtjes: Rrëzuam 42 dronë për 3 orë
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dhjetëra dronë ukrainas në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë dy pranë Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë, thanë zyrtarët rus. Aleksandër Drozdenko, guvernatori i rajonit të Leningradit, njoftoi në një postim në platformën Telegram se dy dronë u rrëzuan në vende të ndryshme në jug të Shën Petersburgut, pa raportuar për të lënduar ose dëme materiale. Aeroporti Ndërkombëtar i Pulkovos ka pezulluar punën përkohësisht. Guvernatori i rajonit Smolensk raportoi se tre dronë ishin rrëzuar në rajon, pa raportuar gjithashtu ndonjë viktimë ose dëme materiale. Guvernatori i rajonit Voronezh, pranë kufirit ukrainas...