Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit
Turma protestuesish janë parë duke brohoritur me gëzim të enjten në Kiev, teksa e kanë shikuar një ekran të madh, në të cilin është konfirmuar që Parlamenti ukrainas e ka miratuar legjislacionin e ri për rikthim të pavarësisë së agjencive kundër-korrupsionit. Legjislacioni është miratuar me 331 vota për dhe asnjë kundër. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar ligjin e ri. Vendimi është marrë pasi një ligj – që dyshohej se do të mund t’i kufizonte hetimet për korrupsion – është miratuar një javë më parë, dhe i ka nxitur protestat më të mëdha prej nisjes së luftës së Rusisë...