Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ukraina, konkurrueshmëria e BE-së dhe e ardhmja e bashkëpunimit franko-italian/ Çfarë u diskutua në takimin tre-orësh mes Melonit dhe Macron
👁6198
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një takim dypalësh në Palazzo Chigi, i cili zgjati rreth tre orë dhe u pasua nga një darkë zyrtare me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit franko-italian dhe në sfidat kryesore me të cilat përballet Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe theksuan nevojën për të forcuar mbrojtjen evropiane përmes investimeve dhe mbështetjes për industrinë teknologjike dhe të mbrojtjes. Në deklaratën e përbashkët theksohet angazhimi për një Evropë më sovrane, më të fortë dhe më të begatë, si...