Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për paqe, me gjithë intensifikimin e sulmeve ajrore ndaj njëra-tjetrës. Media shtetërore ruse raportoi se ekipi negociator i Kremlinit ka arritur në aeroportin Ataturk të qytetit turk në orët e vonshme të 1 qershorit, para bisedimeve që pritet të nisin të hënën në orën 13 (mesditë në Prishtinë). Ndërkohë, përmes një dekreti presidencial, Kievi tha se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do ta udhëheqë delegacionin ukrainas, që përfshin mbi dhjetë zyrtarë të tjerë. Dekreti nuk theksoi nëse ekipi tashmë ka mbërritur...
Burimi: Opinion.al