No Image Available

Ujë me presion dhe ndjekje këmba-këmbës/ Policia u vihet pas studentëve në Parkun Rinia

Policia ka ndërhyrë në Parkun Rinia në Tiranë, ku një grup të rinjsh dhe studentësh po qëndronin në shenjë proteste. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja është kryer në mënyrë të beftë, ndërsa efektivët kanë përdorur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë të pranishmit. Pas ndërhyrjes, policia është vënë në ndjekje të protestuesve, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar nga efektivët. Zhvillimi vjen në ditën e shtatë të protestave në kryeqytet, të cilat gjatë orëve të fundit janë shoqëruar me përplasje, ndërhyrje policore dhe lëvizje të grupeve të të rinjve në disa zona të Tiranës. Ende nuk ka një informacion të plotë për numrin e protestuesve të shoqëruar dhe nëse ka persona të lënduar nga kjo ndërhyrje. Rrethanat e veprimit policor dhe bilanci...