Burimi:
Sot.com.al

UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku do luhet derbi i Ballkanit
👁12872
UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për duelin e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Në publikimin në faqen zyrtare të saj, stadiumi pritës është shënuar “Arena Kombëtare” në Tiranë. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë, edhe pse UEFA e ka zyrtarizuar, në pritje të asaj date mund të ketë ndonjë të papritur, ku për shkak të shqetësimeve të sigurisë ndeshja mund të spostohet në ndonjë nga stadiumet e tjera në vend. Kujtojmë që për shkak të sigurisë, dueli Shqipëri–Serbi i vitit 2015 për eliminatoret...