UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri

UEFA Women’s Nations League 2027/ Shqipëria në grupin B1, njeh kundërshtaret në edicionin e ri

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027. Pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë. Faza e ligës do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, ku çdo skuadër do të luajë nga një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë ndaj secilit prej kundërshtarëve të grupit. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tri dritare ndërkombëtare gjatë vitit 2027. Dy ndeshjet e para janë programuar nga 23 shkurti deri më 6 mars, dy takimet e radhës nga 13 deri më 24 prill, ndërsa dy sfidat e fundit do të luhen nga 7 deri më 15 qershor. Si funksionon...