UEFA Women’s Champions League/ Emanuela Rusta gjykon duelin Paris SG–Frankfurt – Balkanweb.com – News24

UEFA Women’s Champions League/ Emanuela Rusta gjykon duelin Paris SG–Frankfurt – Balkanweb.com – News24

Arbitreja shqiptare Emanuela Rusta do të jetë në krye të një tjetër sfide të rëndësishme europiane. Ajo është caktuar të drejtojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të UEFA Women’s Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Frankfurt. Takimi do të zhvillohet më 2 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “PSG Campus” në Poissy. Rusta do të ketë në krah edhe dy shqiptare të tjera në ekipin e arbitrimit. Jena Mala do të jetë njëra prej asistenteve, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë rolin e arbitres së katërt. Asistente tjetër do të jetë anglezja Nicoleta Bria. Caktimi i Rustas në këtë përballje të nivelit të lartë europian është një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e...