Rama jepe dorëheqjen! ‘Nona e revolucionit’ bëhet virale në mediat ndërkombëtare
Protestat kundër Edi Ramës vazhdojnë të prodhojnë ikona. Bëhet fjalë për një të moshuar, e cila njihet edhe si ‘Nona e revolucionit’. Pamjet e saj duke ngjitur stika në mburojat e policisë, ku shkruhet ‘Rama jepe dorëheqjen’, janë bërë virale edhe në mediat ndërkombëtarë. Më poshtë një raportim i medieve zvicerane Nga Nora Haider, 20MINUTEN “Rama, jep dorëheqjen!” – me këtë mesazh një grua e moshuar ngjit letra në mburojat e policëve në Shqipëri. Në Instagram, videoja e aksionit të saj protestues ka marrë mbi një milion pëlqime. Gruaja iu bashkua të shtunën protestuesve në Tiranë. Ata dolën sërish në rrugë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata bllokuan rrugë dhe dogjën kontejnerë plehrash. Në protestë mori pjesë edhe aktivistja suedeze e klimës, Greta...
Burimi:
gijotina.com