Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 13 persona në Shkodër (Emrat)

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 13 persona në Shkodër (Emrat)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe të dyshuara për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera publike në qytet. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 13 persona, tre prej të cilëve rezultojnë me precedentë penalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas tre muajsh hetime me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës. Sipas policisë, personat e dyshuar kishin krijuar disa grupe dhe ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së drogës në doza të vogla, duke përqendruar veprimtarinë kryesisht pranë institucioneve arsimore dhe në hapësira publike. Në pranga kanë rënë: Qamil Gusha...