Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit. Në ankimin e tij, Meta ka argumentuar se ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për shtyrjet e proceseve, të cilat, sipas tij, kanë ardhur për shkaqe që nuk varen prej tij. Ish-presidenti ka theksuar se shtyrjet e seancave nuk janë shkaktuar nga veprimet apo mungesat e tij, por janë pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë. Meta është shprehur gjithashtu se në çdo rast i ka shprehur gjykatës gatishmërinë për të vijuar procesin dhe për të mbrojtur vetë interesat e tij, edhe pa praninë e një avokati. Pavarësisht argumenteve të paraqitura nga...
Burimi:
gijotina.com