Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
UEFA Europa League/ Arbitrat shqiptarë drejtojnë të enjten ndeshjen Anderlecht – Häcken
Ndeshja mes Anderlecht (BEL) dhe Häcken (SWE), e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League, do të gjykohet nga një trupë arbitrash shqiptarë. Eldorjan Hamiti është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj do të jenë asistentët e tij. Erjon Bastari është caktuar si arbitër i katërt. Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it. Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në Belgjikë, në stadiumin “RSC Anderlecht Stadium”, në orën 20:00.