No Image Available

UEFA EURO U17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama kanë arritur të sigurojnë vendin e dytë në Grupin 4, duke kaluar në raundin e dytë kualifikues në League A. Shqipëria e nisi mirë takimin dhe kaloi e para në avantazh me Haxhi Rrenën, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të. Finlanda reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të përmbyste rezultatin brenda pak minutash. Launiala barazoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe vetëm tri minuta më vonë realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Në minutën e 90+7,...