Afron 6 dhjetori, goglat e Euro 2028 në Belfast

Afron 6 dhjetori, goglat e Euro 2028 në Belfast

Euro 2028, i cili do të luhet në Angli, Skoci, Uells dhe Republikën e Irlandës më 6 dhjetor rrotullon goglat e shortit. Shqipëria pjesë e vazos 3. Në orën 18:00 (ora shqiptare) në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave në Belfast – në Irlandën e Veriut, e cila refuzoi të organizonte turneun, duke u kënaqur vetëm me shortin do të mësohet axhenda e kombëtarëve në grupe. Shorti do të përcaktojë 12 grupet kualifikuese (6 me nga katër ekipe dhe 6 me nga pesë) që do të luhen midis marsit dhe nëntorit 2027. Rregullorja e UEFA-s përcaktojnë që 12 skuadrat kryesore në vazon 1 përcaktohen nga renditja paraprake e Ligës së Kombeve dhe jo nga renditja e FIFA-s: tre të parat nga secili prej katër grupeve të Ligës...