Tjetër tragjedi në futboll, ndërron jetë lojtari Nunez
Një tragjedi ka goditur futbollin argjentinas në orët e fundit. Abel Nunez, një lojtar i ri i FC Ezeiza, vdiq të dielën, më 15 nëntor, pas një goditjeje që mori me gju në kokë gjatë një ndeshjeje të ekipit të të rinjve. Lojtari i lindur në vitin 2008 ishte shtruar në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por gjendja e tij nuk është përmirësuar. Incidenti ndodhi të enjten, më 12 nëntor, gjatë ndeshjes midis FC Ezeiza dhe Deportivo Muñiz, e cila ishte java e gjashtë e turneut C të Copa de Plata për të rinj. Post navigation
Burimi:
sportiim.al