Calafiori: Do më pëlqente shumë të rikthehesha te Roma, të gjithë më flasin mirë për Gasperinin
Riccardo Calafiori është nderuar në kryeqytet me titullin bashkiak “Bir i Romës”. Me këtë rast, futbollisti i Arsenalit i dhuroi fanellën e tij kryebashkiakut Roberto Gualtieri. “E falënderoj kryetarin e bashkisë. Ndihem krenar për këtë vlerësim. Gjithmonë përpiqem ta përfaqësoj qytetin tim jashtë Italisë. Më mungon shtëpia, por sa herë kthehem, përjetoj emocione të veçanta”, – tha ai. Për rolin e tij tek Arsenali: “Është periudha më e mirë e karrierës sime. Ndihem lider, por nuk flas shumë. Përpiqem t’i ndihmoj shokët, sidomos të rinjtë, kryesisht në fushë”. Për Romën e drejtuar nga Gasperini: “Kam biseduar me djemtë e Romës dhe të gjithë më flasin mirë për të. E dimë sa shumë mund t’i përmirësojë futbollistët. Shpresoj të arrijë diçka të rëndësishme deri në fund...
Burimi:
telesport.al