Felipe Melo mbron Cristiano Ronaldon: Kulmi i mosmirënjohjes, Portugalia para tij nuk kishte fituar asgjë

Felipe Melo mbron Cristiano Ronaldon: Kulmi i mosmirënjohjes, Portugalia para tij nuk kishte fituar asgjë

17 Nëntor 2026 14:39 Alfred Lleshi Felipe Melo ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet kohët e fundit ylli portugez. Ish-mesfushori brazilian mbështeti edhe deklaratat e nënës së CR7. “Jam plotësisht dakord me nënën e Ronaldos. Mënyra se si trajtohet një legjendë si ai është e turpshme, kulmi i mosmirënjohjes. Të tjerët le të mendojnë çfarë të duan, ky është mendimi im. Duket sikur kanë harruar se kush është vërtet Cristiano”, – deklaroi ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit. Melo theksoi ndikimin vendimtar të Ronaldos në historinë e kombëtares portugeze: “Ekziston një Portugali përpara Cristiano Ronaldos dhe një tjetër pas tij. Sa trofe kishte fituar kombëtarja para ardhjes së tij? Zero, asgjë. Me Ronaldon fituan Kampionatin Europian dhe dy...