Zhegrova i përfshirë, Juventus planifikon shkëmbimin e bujshëm
Një shkëmbim i papritur lojtarësh në horizont mes Juventusit dhe Monaco-s; sulmuesi amerikan Folarin Balogun mund të transferohet në Torino, ndërsa Edon Zhegrova mund të marrë drejtimin e kundërt, drejt klubit nga Principata. Të dyja palët synojnë të zgjidhin problemet e tyre në fazën sulmuese dhe t’u ofrojnë dy lojtarëve, të cilët kanë pasur vështirësi për të gjetur hapësira loje, një mundësi të re për të rifituar formën e tyre më të mirë. Sipas uebsajtit francez “Foot Mercato”, Monaco ka nisur bisedimet me Juventusin, në një kohë kur shtohen dyshimet rreth të ardhmes së Balogun-it në klub. Trajneri Luciano Spalletti dëshiron të përforcojë vijën e sulmit me një sulmues të mirëfilltë, i cili mund t’i ofrojë skuadrës opsione shtesë. Spalletti e vlerëson lojtarin amerikan, i...
Burimi:
telesport.al