“Një hap në një kohë…”; Yildiz nis të stërvitet në fushë, ja kur pritet rikthimi

“Një hap në një kohë…”; Yildiz nis të stërvitet në fushë, ja kur pritet rikthimi

17 Nëntor 2026 15:13 Alfred Lleshi “Një hap në një kohë, Kenan”. Me këtë mesazh, Juventusi ka inkurajuar Kenan Yildiz, duke publikuar në Instagram një video të shkurtër ku fantazisti turk shfaqet duke u stërvitur në fushë me topin, në kuadër të programit të rikuperimit fizik. Rikthimi në fushën stërvitore është një hap pozitiv, por nuk do të thotë se Yildiz do ta përshpejtojë rikthimin. Puna me pjesën tjetër të skuadrës mbetet e programuar rreth mesit të dhjetorit. Objektivi i Luciano Spallettit dhe Juventusit është që numri 10 bardhezi të jetë në formën më të mirë në fillim të vitit 2027. Ndërkohë, sa iu përket futbollistëve të tjerë të dëmtuar, Edon Zhegrova zhvilloi stërvitje të diferencuar, ndërsa Nico Gonzalez dhe Andrea Cambiaso vijuan programet individuale.