Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka reaguar pas sulmeve amerikane. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan Skynews. Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës. Udhëheqësi suprem tha: “Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.” Ndryshe, Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit...
Burimi: Top-Channel.tv