Udhëheqësi i Hamasit: Ramë dakort, do lirojmë pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve armëpushim

Udhëheqësi i Hamasit: Ramë dakort, do lirojmë pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve armëpushim

Lufta IZRAEL- Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya thotë në një fjalim se Hamasi mori një propozim të ri nga ndërmjetësit egjiptianë dy ditë më parë dhe ra dakord me të. Ai shton se shpreson që Izraeli të mos e sabotojë atë. Deklarata e Al-Hayya vjen pas raportimeve të mediave që pretendojnë se grupi terrorist ra dakord të lironte pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve të armëpushimit dhe lirimit të të burgosurve palestinezë. Më herët gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit deklaroi se Izraeli kishte paraqitur një kundërpropozim ndaj atij të paraqitur nga ndërmjetësit.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: zeri.ai