Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U zhduk një ditë më parë në Sarandë pa lënë gjurmë, nxirret i pajetë nga deti trupi i turistit portugez
Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë në Sarandë. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga deti, në një zonë pranë vendit ku i ndjeri ishte parë për herë të fundit. Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes...