Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U vra nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u gjet i varrosur! 60-vjeçari futi trupin e pajetë të të riut në fuçi vere dhe…
Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë. Rivaldo Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit. Ndërkohë ende mbeten mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga hajdutët shqiptar, ndërsa tjetri u arratis. 60-vjeçari qëlloi disa herë me një pushkë gjuetie duke vrarë Rivaldo Rusin, trupin e të cilit më pas e fshehu,...