U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” rezulton i arrestuar në 2025

U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” rezulton i arrestuar në 2025

Artan Myrtaj ose ndryshe i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend. Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar me skafandra, të cilët lëviznin me motor dhe janë larguar nga vendngjarja pas atentatit. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Artan Myrtaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2025, pasi ishte proceduar për përkrahje të autorit, në lidhje me një rast plagosjeje të ndodhur në Sarandë. Myrtaj rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku...