U sulmuan bazat amerikane, reagon Katari: Janë kapur me sukses raketat iraniane

U sulmuan bazat amerikane, reagon Katari: Janë kapur me sukses raketat iraniane

Katari ka reaguar menjëherë pas sulmeve iraniane ndaj 6 bazave ushtarake amerikane në Katar. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, me anë të një postimi në platformën X, ka njoftuar se “mbrojtja ajrore e Katarit ka penguar sulmin dhe ka kapur me sukses raketat iraniane”.Lexo edhe :Related Posts Zëdhënësi shtoi se “baza ishte evakuuar më parë në përputhje me masat e sigurisë dhe të kujdesit të miratuara”. Sipas mediave ndërkombëtare mbi Katar janë dëgjuar shpërthime të forta, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e goditjes me raketa të bazave ushtarake amerikane.
Burimi: Vizionplus.tv