U sulmua me sprej, deputeti Gjoni: SPAK të ndërhyjë, të nisë nga zinxhiri policisë

U sulmua me sprej, deputeti Gjoni: SPAK të ndërhyjë, të nisë nga zinxhiri policisë

Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka denoncuar dhunën e pretenduar të policisë gjatë protestës, ku sipas tij, efektivët i hodhën sprej në sy, duke i shkaktuar dhimbje për rreth dy orë. Ai ngriti akuza ndaj komandantit të Shqiponjave, Viktor Tollaj, dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke i akuzuar për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve, përfshirë studentë dhe gjimnazistë. “Do të bëj kallëzim penal dhe kërkoj pezullimin nga detyra”, deklaroi Gjoni, duke i bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet për ngjarjen. Ai kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e SPAK-ut për të hetuar përgjegjësitë në zinxhirin drejtues të policisë. “Të qëllosh me plumba gome, gaz lotsjellës të mitur nuk është njerëzore”, u shpreh Gjoni, duke e cilësuar sjelljen e efektivëve si të papranueshme dhe...