“U shqetësuat për pushtimin e Palestinës, por jo për pushtimin e Bashkisë nga Rama”, debate në Këshillin Bashkiak

“U shqetësuat për pushtimin e Palestinës, por jo për pushtimin e Bashkisë nga Rama”, debate në Këshillin Bashkiak

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të enjte u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të shumicës dhe atyre të opozitës. Këta të fundit kërkonin që në rend të ditës të futeshin edhe pika të tjera për diskutim, si çështja e kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në masë sigurie “arrest me burg”, por edhe për kërkesën e fundit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve të bashkisë dhe drejtorëve. “Veliaj tashmë nuk është më person nën hetim, por i pandehur”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti. “Na erdhi një e-mail nga zonja (Joleza, anëtare e PS...