U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!
Pas shkarkimit nga detyra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, përgjegjës për kontrollin e territorit, Blendi Sulaj ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai bën një bilanc të vitit gjatë të cilit mbajti këtë detyrë, ndërsa shpreh vlerësimin për drejtuesit dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët, sipas tij, punojnë çdo ditë me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve, shpesh edhe në kushte jo normale pune. Në reagimin e tij, ish nënkryetari I bashkisë së Tiranës Blendi Sulaj falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke veçuar punën për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje. Ish-nënkryetari nuk ndalet te arsyet e shkarkimit, por zbulon angazhimin e tij të radhës. Ai...
Burimi:
javanews.al