Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U shkarkua nga Putin, ish-ministri rus vret veten pak orë pas vendimit të presidentit
Ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, ndërroi jetë të hënën në atë që autoritetet ruse e konsiderojnë si vetëvrasje, vetëm pak orë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Sipas dekretit zyrtar të publikuar në faqen e Kremlinit, Starovoit u shkarkua nga posti mëngjesin e së hënës, ndërsa zëvendësi i tij, Andrey Nikitin, u emërua si ministër i përkohshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi për gazetarët se shkarkimi i Starovoit “nuk ishte për shkak të mungesës së besimit”, por nuk dha ndonjë arsye tjetër për largimin e tij. Trupi i pajetë i ish-ministrit u gjet brenda...