Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht
👁3593
Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për largimin e tij nga administrata e Tump. Musk u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me të. Musk tha se i biri i tij pesë vjeçar e ka goditur me grusht në fytyrë. “I thashë tim biri hajde, më godit në fytyrë, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve. Kur presidenti amerikan u pyet për mavijosjen e Musk, ai deklaroi se nuk e kishte vënë re, edhe pse është më se e dukshme.