U rrëzua nga kali, plagoset turistja gjermane në Zagori

U rrëzua nga kali, plagoset turistja gjermane në Zagori

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Poliçan, shtetasja gjermane S. H., 38 vjeçe, ndërkohë që eksploronte zonën, me kuaj, bashkë me një grup turistësh, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kali dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net