U propozua nga LVV, Kuvendi dështon të zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares

U propozua nga LVV, Kuvendi dështon të zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Por me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, ajo nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës. Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan, ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim./REL
Burimi: Sot.com.al