U promovua libri “Populli i pandalur” i Agim Vincës

U promovua libri “Populli i pandalur” i Agim Vincës

Në Strugë, para një auditoriumi të zgjedhur, me miq e dashamirë të librit, të ardhura nga Tirana, Vlora, Prishtina, Shkupi e Tetova, u bë promovimi i librit “Populli i pandalur” të autorit Prof.dr. Agim Vinca. Ky libër vjen i ribotuar nga Shtëpia botuese AGORAPRINT e Shkupit, pas 33 viteve. “Ky  libër  ribotohet  pa  ndryshime. Janë  ndrequr vetëm gabimet e shtypit dhe asgjë tjetër. Ribotimi i këtij libri mund të shërbejë si një rifreskim i kujtesës për rrugën nëpër të cilën kanë kaluar veçanërisht shqiptarët në Maqedoni, për çka kemi shumë nevojë si shoqëri”, nënvizoi prof. Agim Vinca i cili me këtë...