Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U plagosën nga breshëria e plumbave që nuk ishin për ta, dy vëllezërit e mitur në gjendje të rëndë, nisen drejt Italisë
👁4946
Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike. Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje. Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët...