U plagos në sy gjatë protestës, qeveria miraton 50 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali
TIRANË-Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure një fond prej 5 milionë lekësh të reja (50 milionë lekë të vjetra) për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Në vendimin e qverisë thuhet se fondi prej 5 milionë lekësh do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku po kurohet 28-vjeçari. Vendimi vjen pas lajmit të mirë, ku u njoftua se 28-vjeçarit i është shpëtuar syri, pas ndërhyrjes së kryer në klinikën “Gemelli” në Romë. I riu iu nënshtrua fillimisht një operacioni në sy në Tiranë, ndërsa më pas u...
Burimi:
zeri.ai