Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U paraqit në SPAK ditën e sotme, ish-dekani i Fakultetit të Ekonomisë: Isha për të dhënë sqarime për hetimin e mikrokredive
👁11572
Ish dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë. Pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ai ka treguar arsyen pse sot u paraqit atje. Anila Hoxha raporton se Dhori Kule deklaroi: “Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”. Top Channel